Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19 rrit mundësitë për depresion tek të rinjtë

2020/12/01 at 6:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19 rrit mundësitë për depresion tek të rinjtë

Depressed man with protective mask in self-isolation quarantine during virus outbreak pandemic, adult male standing by the window

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.


Në Francë, sondazhet tregojnë një rritje të rasteve me depresion në të gjithë vendin, kryeisht mes të papunëve, atyre në vështirësi financiare dhe të rinjve.

Profesionistët e shëndetit mendor thonë se bllokimet dhe orari i ndalim-qarkullimeve në Francë kanë destabilizuar njerëzit që në kushte normale nuk do të kishin përfunduar në pavijonet e trajtimit psikiatrik.

Një spital psikiatrik në Normandi ka parë një rritje të mprehtë të numrit të të rinjve që kërkojnë ndihmë për ankthin, depresionin, varësinë nga droga dhe probleme të tjera.

Përqëndrimi i burimeve në luftën kundër COVID-19 ka larguar vëmendjen nga shëndeti mendor dhe ka sjellë gjithashtu pasoja të rënda për pacientët që kanë patur probleme mendore. Detyrimi i miliona njerëzve që të qëndrojnë përsëri në shtëpi – duke i shkëputur nga familjet dhe miqtë, duke u mbyllur bizneset në të cilat investuan, klasat ku mësojnë, apo mjediset ku argëtohen në mbrëmje – ka ndikuar në uljen e valës së re të koronavirusit në Francë, që këtë muaj e kaloi kufirin e 50,000 të vdekurve.

Por kostot e shëndetit mendor kanë qenë gjithashtu të konsiderueshme.

Qendra Spitalore Rouvray në qytetin Rouen është vendi ku mjekët psikiatër po vihen në vijën e parë të betejës me shëndetin mendor.

Gazetarët e agjencisë Associated Press kaluan 10 orë në një pavion me 535 shtretër të spitalit psiqiatrik, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron parashtroi një plan që do të shtrihet deri në mes të janarit me heqjen graduale të kufizimeve.

Në njësinë e urgjencës psikiatrike, një studente 25 vjeçare qëndron e heshtur në Dhomën e Konsultimit.

Mjekja Sandrine Elias, bisedon me të se si mbyllja e vendit e ka lënë atë të vetmuar, me klasat e universitetit që janë të pezulluara. Bllokimi nuk ishte shkaku i vetëm i depresionit të saj. Mjekja Elias mëson se pacientja ka kaluar një adoleshencë të vështirë, me përpjekje për vetëvrasje. Izolimi gjatë epidemisë më pas e përkeqësoi gjendjen e saj.

Mjekët vendosën që ta shtronin menjëherë në spital. Pushimi i mbikëqyrur dhe ilaçet, mund ta ndihmonin. Por jo të gjithë ata që kërkojnë ndihmë kanë histori të mëparshme të problemeve mendore. Profesionistët e shëndetit mendor thonë se bllokimet dhe oraret e ndalim-qarkullimit kanë destabilizuar gjithashtu njerëz të cilët, në kohë më pak sfiduese, mund t’i kishin kapërcyer vështirësitë e tyre duke biseduar me familjen dhe miqtë, në vend që të përfundonin në pavijonet e trajtimit psikiatrik.

“Kur jeta ndalet, kur dyqanet janë të mbyllura, kur nget makinën nëpër një qytet fantazmë natën dhe kur je një student i izoluar dhe nuk ndihesh mirë, përballja me këtë zbrazëti është e padurueshme. Duhet të jesh në një gjendje mendore të shëndetshme dhe të strukturuar mirë për t’u përballur me këtë situatë”, thotë mjekja Sandrine Elias.

Një student tjetër, i quajtur Nathan, 22 vjeç, kishte vizituar repartin e urgjencës dy netë më parë. Ai i thotë psikiatrit Olivier Guillin se kishte patur mendime për të kryer vetëvrasje të cilat i ishin shfaqur fillimisht gjatë bllokimit të parë në pranverë. Ato iu kthyen përsëri kur vendi u mbyll për herë të dytë në 30 tetor. Universiteti i tij u mbyll. Klasat e tij për shkencat politike u bënë virtuale. Në vend që të ishte në konvikt, ai u kthye në shtëpi me prindërit, i shkëputur nga rrjeti i tij i miqve dhe i shqetësuar për të ardhmen e tij të pasigurt.

“Bllokimi i parë nuk kishte shumë efekt tek mua, por bllokimi i dytë ishte si një shuplakë”, thotë pacienti.

Guillin, i cili drejton disa pavione në spital dhe ka 200 mjekë që punojnë nën drejtimin e tij, thotë se ata po shohin një rritje shumë të mprehtë të numrit të të rinjve që kërkojnë ndihmë për ankthin, depresionin, varësitë nga droga dhe vështirësi të tjera.

Guillin është ende i prekur nga vdekja e një pacienteje që vrau veten gjatë bllokimit të parë, 48 orë pasi shkoi në spital. Pacientja mbante maskë në takimin me mjekun për t’u mbrojtur nga virusi duke e penguar që ai të shihte si duhet thellësinë e shqetësimit të saj.

“Kur vëmë maskën, ne nuk shohim më shprehjen e fytyrës së njerëzve ose i shohim shumë më pak. Me maskën vënë, ne nuk mund të shohim nivelin e sëmundjes, jemi më pak të aftë të vlerësojmë vuajtjet e njerëzve”, thotë mjeku Guillin, citon VOA.

Mjekët thonë se pandemia ka pasur pasoja të tjera më pak të dukshme, por jo më pak shkatërruese, si këto të shëndetit mendor./ VOA



Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Akuzat për Xhaçkën, Forcat Ajrore: Në 1 vit e përdori 4 herë helikopterin

Akuzat për Xhaçkën, Forcat Ajrore: Në 1 vit e përdori 4 herë helikopterin

Qytetarët me COVID, Brataj sqaron si të lidhen me mjekun e familjes

Në dhjetor mund të arrijmë 1 mijë raste, Brataj: Nevojiten kufizime

Nesër skadon ora policore, a do të ketë masa të reja shtrënguese?

Nesër skadon ora policore, a do të ketë masa të reja shtrënguese?
















TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com