Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Greqi, ku apartamenti në të cilin banonin një familje shqiptare është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Mediat greke raportojnë se zjarri shpërtheu rreth orës 11:00, në banesën e shqiptarëve në Selanik, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm tre fëmijë, 16-vjeçari, i cili nuk mundi të shpëtonte me vëllain dhe motrën më të vegjël.
Prindërit e tre fëmijëve nuk ishin në shtëpi. Babai ishte në punë, ndërsa nëna ishte nisur ditën e djeshme për në Shqipëri. Në mungesë të nënës për fëmijët po kujdesej tezja e tyre, e cila në kohën kur shpërthyen flakët ishte larguar nga banesa.
Ka qenë mbesa 13-vjeçare që njoftoi tezen e saj në telefon pas rënies së zjarrit, ndërsa arriti të nxirrte jashtë vetëm fëmijët më të vegjël të familjes, duke u lënduar edhe vetë nga flakët që kishin përfshirë banesën./ Opinion.al