Të shtëna me armë me armë janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe sipas policisë dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti.
Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar ndërsa nga të shtënat nuk raportohen të lënduar.
Burime të ABC News bëjnë me dije se një nga personat e përfshirë në ngjarje është Ervis Çausholli.
Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.
Në shkurt të këtij viti ai u padit nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.