Rritet bilanci i viktimave të aksidentit të djeshëm të ndodhur në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Mësohet se sot ka humbur jetën në spital Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.
Dje rreth orës 15:00, një automjet u aksidentua në periferi të Tiranës teksa po lëvizte në një vend i cili është kantier ndërtimi. Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vend 68-vjeçari Hider Daci, i cili ishte gjithashtu pasagjer në makinë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Neki Kaloshi ndërsa një tjetër pasagjer që ndodhej në makinë është në gjendje të rëndë në spital. /Opinion.al