Personi që qëlloi sot me gurë Qendrën Shëndetësore në lagjen ‘Skënderaj”, në Elbasan, është identifikuar dhe kapur nga policia.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi A.B., banues në Elbasan.
Ai më vonë është lënë i lirë pasi do të procedohet në gjenjde të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës”.
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar qytetarët e papërgjegjshëm që të sulmojnë qendrat shëndetësore.
Një reagim ka patur edhe ga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas saj, ky sulm ka ardhur pas akuzave ndaj bluzave të bardha, duke iu referuar dekalratës së kryedemokratit Lulzim Basha se qeveria ka fshehur numrin real të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19. /Opinion.al