Politikë

Vdekjet nga COVID/ Basha: Ramës ju deshën dy ditë të manipuluar faktet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 21/11/20 |
Al Do

Pak minuta para se kryeministri Rama të flasë për akuzat për fshehjen e numrit të të vdekurve nga COVID, kryetari i PD thotë se atij ju deshën dy ditë për të manipuluar faktet.

Mbrëmjen e së enjtes në emisioni “Opinion”, kreu i PD, Lulzim Basha, nxorri disa dokumente të cilat ai pretendon se janë nga morgu. Sipas tyre, numri i të vdekurve nga pandemia është më i lartë se ai që është raportuar nga ministria e Shëndetësisë dhe për këtë kreu i opozitës bëri përgjegjëse qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Në reagimin e tij në Twitter, Basha shkruan se kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.”, ka deklaruar Basha. /Opinion.al

Pas