Vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 1,930 testime kanë rezultuar pozitivë 855 persona në 24 orët e fundit.
Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona. Rastet e vdekjes janë regjistruar në komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).
Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë shëruar 748 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste.
Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë në Kosovë është 32.877 raste, nga të cilët 885 persona kanë humbur jetën. Kosova aktualisht regjistron 12.220 raste aktive./Opinion.al