Një lapsus i Lulzim Bashës në emisionin “Opinion” i ka mjaftuar analistit Lorenc Vangjeli për t’ju përgjigjur me një batutë, ku ka përfshirë edhe Kryeministrin Rama.
Ndërsa fliste për audiencën në Shqipëri, Kosovë dhe në krejt shqiptarinë, Basha bëri një lapsus me përllogaritjen e popullatës, ndërkohë që përgjigja e Lorenc Vangjelit ishte të tregohej i kujdesshëm, sepse rama do e përdorte për meme.
Basha: Dy pyetje janë: Kush dëmtohet nga kjo lojë dhe kush përfiton apo fshihet pas kësaj loje? Të kemi mundësinë në mënyrë profesionale, etike, secili ka përegjegjësinë. Unë kam përgjegjësinë përpara 3 milionë shqiptarëve të Shqipërisë dhe 5 milionë shqiptarëve të Kosovës dhe 7 milionë shqiptarëve kudo që janë, që t’i trajtojmë këto pyetjeve.
Fevziu: 7 milionë me gjithë të Kosovës.
Basha: 7 milionë të gjithë sa janë
Fevziu: Aman mos u fut në shifra se do bësh gabime.
Vangjeli: Mbledhja u bë pa gabime.
Basha: Lërre se s’ka rëndësi kjo.
Vangjeli: Jo mo jo, por është ai tjetri që të sulmon. Ai tjetri e bëri meme. /Opinion.al