Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e 23-vjeçares: Dëgjoja si bashkëshorti rrihte motrën time

2020/11/15 at 6:21 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e 23-vjeçares: Dëgjoja si bashkëshorti rrihte motrën time

Një vajzë 23-vjeçare me origjinë nga Kukësi është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të rrëfyer historinë e saj të jetës, vështirësitë që është përballur dhe përjetimet në një martesë të dështuar. Fetije ka treguar se ajo dhe motra ishin martuar me dy vëllezër. Ata ishin të dy të dhunshëm dhe ushtronin dhunë fizike tek të dyja. Sipas 23-vjeçares, gjëja më e dhimbshme është momenti kur dëgjonte motrën të rrihej nga bashkëshorti në dhomën tjetër dhe të mos bënte dot asgjë.


Ardit Gjebrea: Motra nuk fliste me bashkëshortin që t’i thoshte diçka të vëllait?

Fetije: Çfarë t’i thoshte bashkëshortit, kur ai e rrihte motrën time shumë. Të rrish në një dhomë dhe në dhomën ngjitur të rrihet motra jote dhe të ndihesh e pafuqishme dhe që të shkosh ta mbrosh. E kam dëgjuar dhe e kam kundërshtuar që ta bëjë këtë gjë. I jam përgjëruar shumë herë bashkëshortit tim që mos ta prekë me dorë. I kam thënë vere dorën në zemër nëse ke dhe ti motër, të lutem, të përgjërohem. Nuk i jam përgjëruar për asnjë gjë, por për atë gjë i jam përgjëruar.

Ardit Gjebrea: I je përgjëruar më shumë për motrën sesa për vete?

Fetije: Po, i jam përgjëruar që të shkojmë e ti thotë të lutem mos e prek me dorë. Motra ime nuk fliste, e mbante përbrenda, ndërsa unë shprehesha të paktën. I jam përgjëruar të shkoj ta shoh dhe mamin se ka qenë shumë e sëmurë sepse nuk më linte ta shikoja. Mamin e kisha vetëm 20 minuta në këmbë, kaq afër e kisha. Vetëm një herë në muaj duhet të shkoja ta takoja mamin sepse një nuse me adet e shikon mamanë një herë në muaj.

Ardit Gjebrea: Ti nuk je më me bashkëshortin?

Fetije: Jo nuk jam.

Ardit Gjebrea: Po motra jote?

Fetije: Jo as ajo nuk është.

Ardit Gjebrea: Kush u nda e para?

Fetije: Motra një ditë më shkruan mesazh, ishte në Itali. Vitin e dytë të martesës sime motra ka ikur në Itali në emigrim për të punuar me bashkëshortin dhe sot e kësaj ditë atje është. Punon, ka një partner të mrekullueshëm që e do dhe e respekton dhe e mbështet maksimalisht, është shumë e shëndetshme dhe ka ndryshuar tërësisht.

Më çon një mesazh dhe më thotë të lutem ndahu ti se unë nuk kam guxim. Vetëm ta mendonte fjalën ndarje, nuk e di se çfarë mund t’i ndodhte. Unë marr guximin, ditën që unë bëj dy vite martesë më 25 Shtator, ish-bashkëshorti im më thotë, kam një dhuratë për ty, e pyeta se çfarë dhurate. Tha dua të marr një vajzë më të re se ty, ndërkohë që unë isha vetëm 21 vjeç. Dhuratë sipas bashkëshortit tim që unë do torturohesha duke e parë atë që kishte një femër tjetër në krah, ndërkohë që unë isha me të në shtëpi, të merrte një nuse të dytë. /tvklan.al

 

 



Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Para
Video/Dy gola në 23 minuta, Shqipëria avantazh përballë Kazakistanit

Video/Dy gola në 23 minuta, Shqipëria avantazh përballë Kazakistanit

Video/Kazakistani ngushton rezultatin, gol nga mesi i fushës

Video/Kazakistani ngushton rezultatin, gol nga mesi i fushës

COVID-19/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit në Greqi

COVID-19/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit në Greqi
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com