Rajoni

COVID-19/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 15/11/20 |
Opi Nion

Greqia ka regjistruar këtë të dielë një rekord të ri viktimash nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 71 pacientë kanë ndërruar jetë së fundmi, si asnjëherë më parë gjatë 24 orëve në shtetin helen. Po në 24 orët e fundit janë  shënuar 1698 raste pozitive.

Greqia prej disa ditësh po shënon rritje të numrit të rasteve pozitive si dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë vendi i është rikthyer sërish karantinës së plotë duke lejuar daljen vetëm për arsye pune, shëndetësore apo të nevojshme. / Opinion.al

Pas