Përkeqësohet situata e pandemisë së koronavirusit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 728 raste të reja. Të dhënat kanë dalë pas testimit të 1827 mostrave.
Numri total i rasteve pozitive që prej fillimi të pandemisë ka shkuar në 22.934 të infektuar.
Po në 24 orët e fundit, janë shëruar 60 pacientë, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve në 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221. /Opinion.al