Bota

Sulmi terrorist, qeveria austriake mbyll dy xhami në Vjenë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 06/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Kulturës, Susanne Raab, dhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, njoftuan mbylljen e dy xhamive radikale këtë pasdite, pas sulmit terrorist në Vjenë.

Sipas gazetës austriake “Krone”,  autori i sulmit terrorist, Kujtim Fejzulau,  ishte aktiv në dy institucione të tilla në kryeqytet dhe ka të ngjarë të jetë radikalizuar atje.

Po sipas gazetës austriake, policia tashmë ka kryer një hetim në xhaminë “Meidling” në Vjenë, por ende nuk ka informacion nëse ka të arrestuar.

Ministrja e Kulturës tha se mbyllja e menjëhershme e xhamive është në interes të sigurisë publike. Ndërsa mediat vendase raportojnë se gjatë ditës do të ketë një konferencë për shtyp me Ministrin e Brendshëm austriak, i cili dot të japë më shumë detaje mbi çështjen.

Kujtojmë se një sulm terrorist islamik, tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës. Autori me origjinë shqiptare i identifikuar si Kujtim Fejzullai vrau katër persona dhe plagosi rreth 20 të tjerë. Ai u eliminua nga forcat speciale austriake pak minuta më vonë./ Opinion.al

Pas