Partia Socialiste ka gati draftin e ligjit të ri organik mbi të cilin do të funksionojë institucioni i Presidentit të Republikës.
Lidhur me këtë ligj palët kanë rënë dakord që ai t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.
Ndërkohë deputeti i PS-së, Adnor Shameti u shpreh se ky ligj nuk cenon kompetencat e presidentit, por i jep fund problematikave artificiale të krijuara ndër vite.
Bëhet me dije se pas depozitimit në Kuvend, do të nisë dhe konsultimi për këtë ligj./ Opinion.al