Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë proceset gjyqësore deri më 9 nëntor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në vendimin e sotëm, thuhet se janë pezulluar gjykimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për tre ditët në vijim 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent.
Edhe Gjykata e Apelit në Vlorë ka pezulluar punën për periudhën 4 nëntor-20 nëntor për shkak të situatës me Covid-19.
Ky vendim vjen në kohën kur në vendin tonë prej disa javëve është shënuar rritje e numrit të personave të infektuar me koronavirus/ Opinion.al