Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve arriti më shumë se 1.28 milion persona. Numri i viktimave në 24 orët e fundit u raportua në 235 raste ndërsa totali i viktimave shkoi në 36.020 persona.
Aktualisht, 21.183 persona janë duke u trajtuar me Covid-19, ndërkohë që numri i pacientëve në terapi intensive ka shkuar në 3.156 persona.
Nisur nga rastet e reja, qeveria franceze do të rikthejë izolimin ditën e premte. Masat do të vlerësohen çdo 15 ditë në mënyrë që të përcaktohet nëse shërbimet specifike mund të zbuten dhe hapen, në funksion të periudhës së Krishtlindjes./ Opinion.al