Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karikaturat e Profetit/ Franca paralajmëron për masa shtesë sigurie

2020/10/27 at 9:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Karikaturat e Profetit/ Franca paralajmëron për masa shtesë sigurie

Franca paralajmëroi qytetarët e saj në disa vende me shumicë myslimane të marrin masa sigurie shtesë, ndërkohë që është rritur zemërimi lidhur me çështjen e karikaturave të Profetit Muhamet.

Në Bangladesh, mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe disa prej tyre shkelnin me këmbë portretin e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Irani thirri të ngarkuarin me punë francez për t’i dorëzuar një protestë mbi karikaturat.

Por në një shenjë zbutjeje, Arabia Saudite megjithëse i dënoi karikaturat, u distancua nga thirrjet e disa vendeve të tjera myslimane për bojkotim të produkteve franceze.

Mosmarrëveshjet e kanë burimin te një sulm me thikë jashtë një shkolle në Francë, më 16 tetor kur një person me origjinë çeçene i preu kokën mësuesit Samuel Paty, i cili u kishte treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamet gjatë një ore mësimi për edukimin qytetar. Karikaturat e Profetit shihen si fyerje e rëndë nga muslimanet.

Qeveria franceze, e mbështetur nga shumë qytetarë, e konsideron sulmin me thikë ndaj mësuesit si një sulm ndaj lirisë së fjalës, dhe tha se do të mbronte të drejtën për t’i shfaqur në publik karikaturat.

Zoti Macron e quajti mësuesin një hero dhe premtoi se do të luftonte “separatizmin islamik”, duke thënë se ky fenomen po kërcënonte të merrte kontrollin në disa bashkësi myslimane të Francës.

Ministria e jashtme e Francës lëshoi të martën këshilla sigurie për qytetarët francezë në Indonezi, Turqi, Bangladesh, Irak dhe Mauritani, duke i këshilluar ata të tregojnë kujdes. Ajo i porositi francezët jashtë vendit të qëndrojnë larg çdo proteste dhe të shmangin çdo tubim publik.

PARALAJMËRIMI NË INSTAGRAM

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i shumicës myslimane në rajonin e Çeçenisë në Rusi, iu drejtua zotit Macron me një postim në Instagram.

“Ju po i detyroni njerëzit t’i hyjnë rrugës së terrorizmit, duke mos u lënë atyre asnjë zgjidhje, duke krijuar kushtet për rritjen e ekstremizmit në kokat e të rinjve. Ju mund ta quani veten me krenari udhëheqës dhe frymëzues të terrorizmit në vendin tuaj”, shkruante Kadyrov.

Një zyrtar i presidencës franceze reagoi duke thënë: “Ne nuk do të frikësohemi. I paralajmërojmë ata që mbjellin urrejtje, si në rastin e Kadyrov, se kjo është e papranueshme”.

Karikaturat e Profetit Muhamet u botuan fillimisht vite më parë nga një revistë satirike franceze, Charlie Hebdo, zyrat e së cilës u sulmuan në vitin 2015 nga persona të armatosur që vranë 12 njerëz.

Që nga vrasja e mësuesit Paty, francezët kanë protestuar në shenjë solidariteti, kanë shfaqur karikaturat në rrugë, dhe i kanë projektuar ato në një ndërtesë të një qyteti. Zyrtarët francezë kanë mbyllur një xhami të Parisit që ata thonë se ka ndezur zemërimin ndaj karikaturave.

Presidenti turk Reccep Tajip Erdogan u bëri të hënën thirrje bashkatdhetarëve për të mos blerë mallra franceze dhe akuzuoi Francën se po ndjek një axhendë kundër fesë islame.

Thirrjet për bojkot të mallrave franceze ishin në trend gjatë gjithë fundjavës në mediat sociale në Arabinë Saudite, por zyrtarët nuk i kanë mbështetur ato, duke u shprehur për një qasje të matur.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme saudite tha të martën se qeveria dënonte çdo akt terrorizmi, një referencë e dukshme për vrasjewn e mësuesit Paty.

E përditshmja Arab News citonte të martën kreun e Lidhjs Botërore Myslimane me bazë në Arabinë Saudite, Mohammed al-Issa, i cili paralajmëronte se çdo reagim i tepruar “është negativ dhe shkon përtej asaj që është e pranueshme”. Nga kjo përfitojnë vetëm urrejtësit, tha ai.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë pas vrasjes së mësuesit. Zonat përreth Harkut të Triumfit dhe Kullës Eifel në qendër të Parisit u evakuuan të martën për pak kohë, pas disa alarmeve për sigurinë. Nuk ka prova se sinjalizimet për alarmin kishin ndonjë lidhje me çështjen e karikaturave./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
COVID-19/ Del përgjigjja e tamponit për Cristiano Ronaldon

COVID-19/ Del përgjigjja e tamponit për Cristiano Ronaldon

COVID-19/ OBSH: Rritet me 40% numri i viktimave

COVID-19/ OBSH: Rritet me 40% numri i viktimave

COVID-19 në Francë, 523 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Francë, 523 viktima në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com