Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor i Edi Rames ‘vret’ kandidatet e pavarur

2020/10/24 at 10:13 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Rama se kërkon të bëjë nul dhjetëra e qindra mijera vota votuesish që sipas tij do të votojnë kundër tij.


Në një status në Facebook, Bylykbashi argumenton se Kodi i ri Zgjedhor, i miratuar pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, “vret” kandidatët e pavaruar.

Sipas Bylykbashit, ky sistem i ri ja bën të pamundur kandidatëve të pavarur të zgjidhen pasi i barazon ata me partitë, të cilat kanë kapacitete në të gjithë territorin për të siguruar veten.

“Nese votojne‎ 1,5 milione zgjedhes, qe kandidati i pavarur te kete te drejte te futet ne gare per mandat duhet te kete marre 1% te votave ne shkalle vendi apo 15 mije vota, njesoj sa nje parti‎ politike apo koalicion. Ama partia apo koalicioni mund t’i mbledhin votat ne te 12 qarqet ku konkurojne, kurse kandidati ka te drejte te garoje e mbledhe vota vetem ne nje qark.”, shkruan Bylykbashi.

Përfaqësuesi i PD, shton se kjo është një pabarazi antikushtetuese e krijuar nga mazhoranca për të bërë nul votat kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit

Kodi Zgjedhor i Edi Rames vret kandidatet e pavarur.

Me sistemin zgjedhor gjerman te vitit 2000 me 100 zona mazhoritare dhe 40 mandate ne nje zone proporcionale ne shkalle vendi, nje kandidat i pavarur zgjidhej ne zonen mazhoritare pa patur nevoje per te kapercyer ndonje prag zgjedhor kombetar siç u duhej partive.‎

Me sistemi proporcional ra‎jonal spanjoll te vitit 2008, kandidati i pavarur zgjidhej ne qarkun ku kandidonte pa patur nevoje per te kapercyer ndonje prag zgjedhor rajonal siç i duhej partive, mjaftonte qe ai te arrinte votat qe duheshin per nje mandat.

Me sistemin Paçavure Rajonale qe sajoi Rama, edhe nese kandidati i pavarur mbledh vota te mjaftueshme per nje mandat ne qark, ai skualifikohet nese nuk arrin 1% te votave ne shkalle vendi. Kodi i Rames, duke aplikuar pragun 1% per “subjektet zgjedhore” barazon kandidatin e pavarur qe propozojne zgjedhesit, me partine apo koalicionin qe ka mijera militante nga pas.

Nese votojne‎ 1,5 milione zgjedhes, qe kandidati i pavarur te kete te drejte te futet ne gare per mandat duhet te kete marre 1% te votave ne shkalle vendi apo 15 mije vota, njesoj sa nje parti‎ politike apo koalicion. Ama partia apo koalicioni mund t’i mbledhin votat ne te 12 qarqet ku konkurojne, kurse kandidati ka te drejte te garoje e mbledhe vota vetem ne nje qark.

Nese kandidati i nje partie apo koalicioni qe e kapercen pragun zgjedhor kombetar 1%, zgjidhet me‎ vetem 10 mije vota ne nje qark, kandidati i pavarur ne te njejtin qark nuk zgjidhet dot edhe pse ka 10 mije vota, njesoj sa kandidati i partise apo koalicionit qe garon ne te njejtin qark. Atij i duhen 15 mije vota.

Hoqi me kushtetute te drejten e koalicioneve qe te propozojne kandidate. Me pas sajoi nje lloj koalicioni qe sa me pak parti te bashkohen kunder tij, dhe tani eleminon de facto me Kod te drejten kushtetuese te zgjedhesve per te propozuar kandidate te pavarur. Rama kerkon qe te behen nul dhjetera e qindra mijera vota votuesish qe me 25 prill 2021 do te votojne kunder tij.

Kjo eshte nje nga pabarazite antikushtetuese te Kodit te Edi Rames qe e miratoi me votat e çetes ndihmese qe e quan veten opozite ne parlament. Por me kismet do te kemi Gjykate Kushtetuese ne te ardhmen “fale” reformes ne drejtesi dhe kjo pune do te rregullohet./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete, arrestohen dy persona

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete, arrestohen dy persona

Dita e 10/ Paralajmërojnë grevistet: Mos na detyroni të sjellim fëmijët

Dita e 10/ Paralajmërojnë grevistet: Mos na detyroni të sjellim fëmijët

Mbrëmjen e sotme ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa

Mbrëmjen e sotme ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}