Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia Korçës pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.
Policia njofton se shtetasi me inicialet K. M., u lokalizua në lagjen nr. 7, të qytetit. Gjatë kontrollit në mjetin “BMW X5”, 31-vjeçarit iu gjet një pistoletë “Beretta”, me 5 fishekë , të cilat i posedonte pa leje.
31-vjeçari rezulton të jetë një emër i skeduar i policisë pasi rezulton të jetë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë./ Opinion.al