Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e emisionit “Opinion” se në muajin korrik në rethinat e Vaqarrit është asgjësuar një parcele e konsiderueshme me kanabis, ndërkohë që ka dhe një hetim për efektivë të komisariatit Nr.6, të cilët dyshohen për dekonspirim të operacionit.
“Në rrethinat e Vaqarrit në Korrik është asgjësuar një parcelë e konsiderueshme me kanabis, që nuk ështrë bërë publike, për mediat.
Mua më rezulton një hetim i çelur nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen për dekonspirim të operacionit. Në punën tonë të përditshme konstatojmë që policia mund të kryejë operacione antikanabis, që nuk bëhen publike për mediat. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që relativiziohet fenomeni, që më pas degjeneron në histori vrasjesh, pengmarrjesh, përplasjesh për pagesa e me radhë”, u shpreh gazetarja./Opinion.al