Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratave të Ministres Elisa Spiropali në emisionin Opinion.
“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë”, shkruan Meta.
Gjatë deklaratës së saj, në Opinion ministrja Spiropali tha: “Kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor. Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shëmtuar”.
Më herët gjatë ditës, Presidenti dhe zyra e tij kanë shkëmbyer replika në distancë edhe me gazetarin Baton Haxhiu, pas një artikulli të botuar nga ky i fundit lidhur me qëndrimet dhe sjellet e presidentit, mbi çështjet aktuale./Opinion.al