243 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kanë humbur jetën 4 persona.
Rastet e reja me Covid janë shënuar, 98 në Shkup, 11 Kumanovë, 7 Shtip, 12 Prilep, 2 Tetovë, Strugë 9, Veles 3, Manastir 5, Ohër 5, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 11, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Berovë 9, Vallandvoë 4, Vinicë 2, Dellçevë 2, Sveti Nikole 12, Kërçovë 1 dhe Negotinë 2.
Ndërkohë viktimat e orëve të fundit në Maqedoni janë nga Prilepi një 65 vjeçar, nga Manastiri 85 vjeçar, dhe dy nga Kumanova përkatësisht 72 dhe 80 vjeç.
Deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 18.602, mes të cilëve janë shëruar 15.264 dhe kanë humbur jetën 753 persona. Aktualisht vijojnë të jenë pacientë aktivë me Covid, 2.585 raste.