23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali. Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore në këtë shtet është 35,941
Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2499 raste të reja pozitiv, për një total prej 319 908 të prekurish nga COVID prej fillimit të pandemisë
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1126, ndërsa në total numri i të shëruarve është 229 970. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 307 raste të reja pozitive./ Opinion.al