Një turist irlandez është akuzuar për vandalizëm pasi ka gdhendur në Koloseun e Romës inicialet e tij.
Karabinierët u lajmëruan nga rojet private të monumentit 2000-vjeçar dhe arrestuan 32-vjeçarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Turisti akuzohet për dëmtim të trashëgimisë historike dhe artistike dhe mund të dënohet me një vit burgim ose të gjobitet me jo më pak se 2 000 euro.
Në vitin 2014, një turist rus u gjobit me 20 000 euro pasi gdhendi shkronjën K në Kolose./Opinion.al