Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi. Një burrë është arrestuar pasi i ka çarë me drapër barkun gruas së tij shtatzënë për të mësuar gjininë e fëmijës.
Akti barbar shkaktoi vdekjen e fëmijës, ndërsa nëna është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave lokale, çifti kishte 5 vajza.
Në Indi, vajzat shihen si barrë për familjen dhe preferohen djemtë. Shumë familje bëjnë fëmijë derisa të lindin një djalë.
Në Indi aborti është i ligjshëm, duke bërë që mijëra vajza abortohen çdo vit në këtë shtet
. Kjo është arsyeja që India ka vetëm 100 femra për çdo 107 meshkuj të lindur. Në botë, mesatarja është 100 femra për 105 meshkuj.