-U tha në Opinion

Fation Plaku: Më shumë se 20 gjarpërinj të tharë në ishullin e Maligradit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:00 - 22/09/20 |
Opi Nion

Disa nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Shqipëri, kanë qenë në fokus mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”. Në një itinerar që ka  zgjatur për më shumë se 10 ditë, Fation Plaku një guidë profesionist ka rrëfyer momente interesante të udhëtimit nga Dragobia, në liqenet akullnajore të Sylbicës dhe Dashit për të zbritur më tej në jug, në fshatrat e Tepelenës.

Gjithashtu si një moment interesant Plaku ka shkëputur udhëtimin me një grup turistësh në zonën e Prespës dhe në ishullin e Maligradit, ku kanë vizituar kishën dhe bukuritë e tij natyrore. Ky ishull përbën një zonë të njohur edhe për numrin e madh të gjarpërinjve në të dhe Plaku tregoi se gjatë udhëtimit, kishte gjetur aty të paktën 20 gjarpërinj të tharë.

Ai tregoi se për të mos trembur grupin e turistëve që kishte shoqëruar, u kishte thënë atyre se ishin ngjala./Opinion.al

 

Pas