Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2019, viti me më pak mbetje të trajtuara në landfille që prej 2013-ës

2020/09/21 at 5:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
2019, viti me më pak mbetje të trajtuara në landfille që prej 2013-ës

Më shumë mbetje urbane u hodhën jashtë vendgrumbullimeve gjatë vitit të shkuar megjithëse në tërësi u raportua për më pak mbeturina të menaxhuara sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT).


Bashkitë raportojnë rritje të mbulimit me shërbim komunitar për menaxhim të mbetjeve. Nga viti 2018 në vitin 2019 mbulimi është rritur me 22.2 për qind. Konkretisht shërbimi në vitin 2018 mbulonte 1.8 milionë banorë rezidentë, ndërsa në vitin 2019 mbulimi shkoi në 2.5 milionë.

Por kjo rritje e mbulimit me shërbim nuk është reflektuar në më shumë mbetje urbane të trajtuara. Sipas INSTAT, në vitin 2018 ndërmarrjet publike dhe private që menaxhojnë mbetjet trajtuan 1.3 milionë tonë mbetje urbane ndërsa në vitin 2019 vetëm 1.08 milionë tonë.

Nga ana tjetër qeveria ka lejuar ndërtimin e impianteve të djegies së mbetjeve për energji (inceneratorët) dhe importin e disa lloje mbetjesh. Ndërtimi i inceneratorëve me formulën e partneritetit publik-privat ka nxitur edhe akuza nga ana e opozitës e cila akuzon qeverinë për korrupsion dhe abuzime në koncesionet për menaxhimin dhe ndërtimin e impianteve trajtuese.

Viti 2019 rezulton me më shumë ndotje si pasojë e mbeturinave. Sipas të dhënave sasia e inerteve është rritur nga 5.5 në 7.7 për qind dhe hedhjet jashtë vendgrumbullimeve nga 0.4 për qind në 2.3 për qind.

Në total 24,538 tonë mbetje urbane janë hedhur jashtë landfilleve, çka rezulton të jetë viti me më shumë hedhje jashtë që prej vitit 2016.

Viti i shkuar rezulton po ashtu me totalin më të ulët të mbetjeve të trajtuara që prej vitit 2013, vit kur me anketimet e INSTAT raportoheshin 940 mijë tonë.

Deri në vitin 2018 INSTAT mblidhte të dhënat për menaxhimin e mbetjeve përmes anketës vjetore pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e mbledhjes dhe menaxhimit të mbetjeve, por këtë vit INSTAT ka ndryshuar metodologji duke kryer pyetësorë elektronikë online bashkive.

Dhjetëvjeçarin e fundit Shqipëria ka pasur probleme për sa i përket anës ligjore dhe ngritjes së infrastrukturës menaxhuese të mbetjeve urbane, çështje këto të kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian, e cila mbështet fort nxitjen e riciklimit si zgjidhje kryesore për trajtimin e mbetjeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se prej vitit 2013 në Shqipëri është ulur përqindja e riciklimit nga 24% në 18%, ndërkohë që depozitimet në landfille janë shtuar. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Messi dhe Suarez vendosin për të ardhmen te Barcelona

Luis Suarez vijon karrierën në Spanjë, por do të largohet nga Barcelona

Italianët vendosin për reduktimin e numrit të deputetëve dhe senatorëve

Italianët vendosin për reduktimin e numrit të deputetëve dhe senatorëve

Koronavirusi në Itali, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Pandemia në Itali, 17 viktima dhe mbi 1,300 raste të reja me Covid
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}