Taj Mahal, rihapi dyert për vizitorët pas gjashtë muajsh. Një nga atraksionet kryesore turistike në botë u mbyll në muajin mars, kur India ndërmori masa të ashpra izolimi kundër përhapjes së koronavirusit.
Taj Mahal do të lejojë tani vetëm 5,000 vizitorë në ditë dhe do të zbatojë masa të rrepta sigurie kundër pandemisë.
Monumenti është ndërtuar nga perandori Shah Jahan në kujtim të dashurisë së tij, mbretëreshës, Mumtaz Mahal. Mbyllja e saj për gjashtë muaj ka qenë më e gjata me të cilën është përballur në historinë e ekzistencës së saj.
Për herë të fundit, ajo është mbyllur për pak kohë në vitin 1978, kur në qytetin Agra ka pasur përmbytje dje për pak ditë edhe në vitin 1971, gjatë një lufte midis Indisë dhe Pakistanit./Opinion.al