Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje sot për hapjen e plotë të listave zgjedhore.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se pas 12 viteve, qytetarëve u duhet dhënë përsëri e drejta për të zgjedhur deputetët.
Ai shton se dhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.”, shkruan Meta. /Opinion.al