Aktualitet

Ministri i jashtëm grek: Po punojmë për shtrirjen 12 milje në Jon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 19/09/20 |
Al Do

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur së fundmi për çështjen e marrëveshjes me detin me Shqipërinë.

Ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se çështja duhet të kalojë në gjykatat ndërkombëtare, kreu i diplomacisë greke shprehet se behët fjalë për një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta.

“Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë, gjithmonë në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, kur kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta “, ka thënë Dendias.

Greqi shprehu synimet e saj se do të ushtrojë të drejtën e saj për zgjerim me 12 milje në detin Jon, çka ka ndezur debat në skenën politike shqiptare.

Gjykata Kushtetuese hodhi posht në vitin 2009 një marrëveshje për kufirin detar të firmosur nga qeveritë e asaj kohe. Greqia dhe Shqipëria duhet të negociojnë për përcaktimin e kufirit detar mes tyre pasi ndajnë një kufi u zgjerimi i të dyve me 12 milje është i pamundur./ Opinion.al

Pas