Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte, Evis Kushin, si ministren e re të Arsimit.
Kushi do të zëvendësojë në këtë post ministren tashmë të larguar, Besa Shahini.
Emri i saj shkoi mesditën e sotme në Presidencë, si propozim i kreut të qeverisë, Edi Rama.
Kushi është deputete e Elbasanit. Ajo vjen nga një karrierë si pedagoge e marketingut dhe turizmit në universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit./Opinion.al