929 mijë persona kanë humbur jetën në të gjithë botën nga pandemia COVID-19. Shumë persona, viktimë e COVID-19, nuk kanë mundur të përshëndesin për herë të fundit familjarët e tyre.
Ndërkohë, një rast prekës është regjistruar në Turqi. 62-vjeçarit Yasar Unal nga Corumi në Turqi kishte lënë një video-mesazh në telefonin e tij para se të humbte jetën nga koronavirusi.
Në video, 62-vjeçari i bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për veten dhe të mos i neglizhojnë masat anti-Covid.
“Më merret fryma, tensionin e kam të lartë dhe kam temperaturë. Unë u bëra vonë, ju lutem mos e bëni këtë dhe kujdesuni për veten. Mirupafshim të gjithëve”, shprehet ai në video-mesazh.
Mediat turke publikuan mesazhin e tij duke marrë edhe shpjegime nga familjarët se si e kishin zbuluar videon.
“Pasi varrosëm babain, vendosëm në karikim celularin dhe zbuluam videon që ai e kishte bërë kur ishte në intubim”, tregon i biri i tij.
Turqia numëron më shumë se 7 mijë raste me koronavirus që prej fillimit të pandemisë, duke qenë një ndër vendet që janë prekur më rendë prej pandemisë. / Opinion.al