Ditën e sotme Policia e Lushnjës kanë arrestuar një 54-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Mësohet se 54-vjeçari Xh. B., ka dhunuar një 43-vjeçar, për shkak se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 17 vjeçe.
Ndërkohë, policia arrestoi edhe 43-vjeçarin N. Ç., i cili akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit personal 43-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një thikë.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin: Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).
Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al