Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitsotakis i gatshëm të takojë Erdogan, Turqia: Lini provokimet

2020/09/13 at 10:31 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mitsotakis i gatshëm të takojë Erdogan, Turqia: Lini provokimet

Ndërsa tërheqja e anijes turke të kërkimit “Oruç Reis” dukej se do të ulte tensionet mbi çështjet e Mesdheut Lindor, Turqia ka akuzuar sërish fqinjin e saj për provokim.

Është Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili gjatë një interviste për agjencinë Anadolu, është shprehur se sjellja e Greqisë në militarizimin e 18 ishujve i shërben vetëm rritjes së tensioneve në rajon.

“Dhunimi i traktateve ndërkombëtare nga ana e Greqisë, duke militarizuar 18 ishujt e Egjeut i shërben vetëm shpërthimit të tensioneve dhe sabotimit të dialogut. Greqia duhet t’i lërë mënjanë sjelljet provokative që rrisin tensionet në rajon”, tha Hulusi Akar.

Duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, Ministri turk tha se Turqia është gjithmonë në anën e dialogut.

“Sipas qëndrimit tonë tensioni dhe provokimi nuk i shërbën askujt, veçanërisht Greqisë” tha ai duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e tij në rajon. Duke kritikuar vizitën e presidentit në ishullin Meis për festimet e pavarësisë, ministri turk tha: “Dhe sikur të mos kishin ishull tjetër për të festuar vijnë këtu. Ky veprim sigurisht që na shqetëson”.

Kjo deklaratë nga Turqia vjen në një kohë, kur Kryeministri grek dha të dielen gjatë një konference në panairin e Selanikut, një “jo” kategorike për demilitarizimin e ishujve.

Por nga ana tjetër duke e cilësuar largimin e anijes “Oruç Reis” si një hap pozitiv, Mitsotakis tha se Greqia është e gatshme të nisë një cikël të ri të kontakteve me Turqinë.

“Pala greke nuk i ka fryrë kurrë zjarrit” tha Mr Mitsotakis, ndërsa shtoi: “E vtemja ndasi mes nesh dhe Turqisë është caktimi i kufijve në zonën detare”, tha Kryeministri grek.

“Sigurisht që jam i gatshëm të takohem me Presidentin turk dhe unë nukjam kundër mundësive. Nëse ka një vullnet, është më mirë të flasim se sa të mos flasim”, tha Mitsotakis i pyetur nëse do të ishte i gatshëm për një takim me Erdogan./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
Rajoni

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

14 Nëntor, 2025 10:32 am
Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Kronikë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

14 Nëntor, 2025 10:27 am
Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
Bota

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

14 Nëntor, 2025 10:19 am
Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet
Bota

Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

14 Nëntor, 2025 10:02 am
Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Kronikë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

14 Nëntor, 2025 9:39 am
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 Nëntor, 2025 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 14 nëntor 2025

14 Nëntor, 2025 8:01 am
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Para
100 mijë protestues në shesh, Moska rrit mbështetjen ndaj Lukashenkos

100 mijë protestues në shesh, Moska rrit mbështetjen ndaj Lukashenkos

Ministri italian: Nga Covid do shpëtojmë në fund të dimrit  

Ministri italian: Nga Covid do shpëtojmë në fund të dimrit  

Denoncimi i 11 vjeçares: Më ka kapur kunati ditën që motra lindi fëmijën

Denoncimi i 11 vjeçares: Më ka kapur kunati ditën që motra lindi fëmijën

TE FUNDIT

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
14 Nëntor, 2025

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka shkruar mbi raportimet e mediave botërore për "Safarin e Snajperëve”, organizuar nga njësitë famëkeqe të...

Lexo më shumë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
14 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes...

Lexo më shumë

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
14 Nëntor, 2025

BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA, Donald Trump për episodin e emisionit Panorama, ku pjesë të ndryshme të fjalimit të 6 janarit...

Lexo më shumë

Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet
14 Nëntor, 2025

Administrata Trump tha të enjten se taksat e importit për kafenë dhe bananet do të ulen si pjesë e marrëveshjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com