Bota

Ministri italian: Nga Covid do shpëtojmë në fund të dimrit  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:00 - 13/09/20 |
Opi Nion

“Na duhet të durojmë edhe 6 muaj. Do të shpëtojmë në fund të dimrit”. Kështu është shprehur gjatë një interviste për gazetën “La Repubblica”, ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza, ndërsa foli për strategjinë e qeverisë Conte në përballimin e koronavirusit.

Ai tha njëkohësisht se rikthimi i fazës eksperimentale të vaksinës së kompanisë AstraZeneca është një lajm i mirë dhe se problemi i raportuar tek pacienti nuk kishte qenë i lidhur me vaksinën.

Sa i takon nisjes së vitit shkollor më 14 Shtator, Ministri i Shëndetësisë tha se mësuesit nuk do të jenë vetëm dhe se problemet do të adresohen nga sisptemi kombëtar shëndetësor.

Speranza tha se prindërit janë ata që duhet të masin temperaturën e fëmijëve në shtëpi dhe për mungesa më të gjata se tri ditë duhet një vërtetim ngamjeku pediatër./Opinion.al

Pas