Bota

Mitsotakis i gatshëm të takojë Erdogan, Turqia: Lini provokimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 13/09/20 |
Opi Nion

Ndërsa tërheqja e anijes turke të kërkimit “Oruç Reis” dukej se do të ulte tensionet mbi çështjet e Mesdheut Lindor, Turqia ka akuzuar sërish fqinjin e saj për provokim.

Është Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili gjatë një interviste për agjencinë Anadolu, është shprehur se sjellja e Greqisë në militarizimin e 18 ishujve i shërben vetëm rritjes së tensioneve në rajon.

“Dhunimi i traktateve ndërkombëtare nga ana e Greqisë, duke militarizuar 18 ishujt e Egjeut i shërben vetëm shpërthimit të tensioneve dhe sabotimit të dialogut. Greqia duhet t’i lërë mënjanë sjelljet provokative që rrisin tensionet në rajon”, tha Hulusi Akar.

Duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, Ministri turk tha se Turqia është gjithmonë në anën e dialogut.

“Sipas qëndrimit tonë tensioni dhe provokimi nuk i shërbën askujt, veçanërisht Greqisë” tha ai duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e tij në rajon. Duke kritikuar vizitën e presidentit në ishullin Meis për festimet e pavarësisë, ministri turk tha: “Dhe sikur të mos kishin ishull tjetër për të festuar vijnë këtu. Ky veprim sigurisht që na shqetëson”.

Kjo deklaratë nga Turqia vjen në një kohë, kur Kryeministri grek dha të dielen gjatë një konference në panairin e Selanikut, një “jo” kategorike për demilitarizimin e ishujve.

Por nga ana tjetër duke e cilësuar largimin e anijes “Oruç Reis” si një hap pozitiv, Mitsotakis tha se Greqia është e gatshme të nisë një cikël të ri të kontakteve me Turqinë.

“Pala greke nuk i ka fryrë kurrë zjarrit” tha Mr Mitsotakis, ndërsa shtoi: “E vtemja ndasi mes nesh dhe Turqisë është caktimi i kufijve në zonën detare”, tha Kryeministri grek.

“Sigurisht që jam i gatshëm të takohem me Presidentin turk dhe unë nukjam kundër mundësive. Nëse ka një vullnet, është më mirë të flasim se sa të mos flasim”, tha Mitsotakis i pyetur nëse do të ishte i gatshëm për një takim me Erdogan./Opinion.al

Pas