Zjarret apokaliptike që kanë përfshirë zonat në verilindje të Paqësorit, detyruan më shumë se 500 mijë njerëz, apo 10 për qind e popullsisë në shtetin amerikan të Oregonit, të evakuohen nga banesat e tyre.
Të përhapura nga erërat e ngrohta e të thata, dhjetëra vatra po digjen rreth shtetit ndërsa autoritetet flasin për disa viktima, 5 prej të cilëve të konfirmuar.
“Vetëm në tri ditë është shkrumbuar dyfishi i sipërfaqes së djegur përgjatë të gjithë vitit të kaluar. Nuk kemi parë kurrë kaq shumë zjarre të pakontrolluara”, u shpreh Kate Brown, guvernatore e Oregonit.
Edhe në Kaliforni dhe Uashington, janë shkatërruar shumë qyteza të tjera. Vetëm në Kaliforni janë konfirmuar 10 humbje jetësh, mes të cilëve edhe fëmijë dhe gati dy milionë hektarë tokë është djegur./Opinion.al