Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosje të Gjykatës Speciale në duar të veteranëve të UÇK-së?

2020/09/10 at 10:53 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosje të Gjykatës Speciale në duar të veteranëve të UÇK-së?

Çfarë ka ndodhur me dosjet speciale? Veteranët e ish-UÇK-së pretendojnë se mijëra dosje të Gjykatës Speciale dikush i la në pako para dyerve të zyrave të tyre. Më pas ato u morën nga hetuesit e Gjykatës Speciale.


Mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale u lanë para derës së selisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të hënën e kësaj jave, nga një person siç thuhet anonim. Në këto dokumente janë edhe emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë edhe nga Serbia, me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale. Kështu të paktën pretendojnë drejtuesit e OVL të UÇK-së, në një konferencë për medie. Përmbajtja e këtyre dokumentave të pretenduara është e panjohur dhe nuk dihet ende, nëse ato janë origjinale.

Zyrtarët e OVL të UÇK-së publikuan edhe pamje të videove, ku shihet një person i maskuar që lë para derës së tyre një pako brenda së cilës ishin dosjet. Vetëm një ditë më pas, hetues të Gjykatës Speciale vizituan zyrat e veteranëve dhe sipas kryetarit të kësaj organizate Hyseni Gucati, ata u dorëzuan hetuesve kopjet e dosjeve të Gjykatës Speciale. Zyrtarë nga Dhomat e Specializuara dhe nga zyra e Prokurorit të Specializuar nuk pranuan të komentojnë lidhur me dosjet, sikundër nuk konfirmuan nëse i morën të gjitha dosjet nga zyrat e OVL të UÇK-së.

Rrezik për dëshmitarët

Menjëherë kanë reaguar përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Sipas tyre me publikimin e njoftimit nga OVL e UÇK-së që ata posedojnë dosje të klasifikuara, dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndjehen të frikësuar. Kështu tha për mediet lokale Bekim Blakaj, drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Sipas tij, vet mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga zyrtarët e OVL të UÇK-së, u la të kuptohet se “qëllimi kryesor është të frikësohen dëshmitarët”. “Nga konferenca për medie theksi u vendos më shumë në dëshmitarë që t’ua bëjnë me dije se e dinë se kush janë ata dhe se i dinë edhe adresat e tyre. Po besoj se ishte një mënyrë për t’i frikësuar dëshmitarët, por gjithsesi për të komprometuar dhe për t‘ia ulur edhe më shumë imazhin në Kosovë, Dhomave të Specializuara”, thotë Bekim Blakaj.

Rasti të ndiqet penalisht

Kurse një njohës i çështjeve të drejtësisë, Betim Musliu, thotë se kjo çështje duhet hetuar shumë seriozisht dhe nëse konfirmohet se dosjet e lëna në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, atëherë, personat përgjegjës duhen ndjekur penalisht. “Është e papranueshme, sidomos për faktin se po ndodh në kohën kur kjo gjykatë është duke zhvilluar procedura, ka aktakuza të publikuara nga prokuroria, të cilat është duke i shqyrtuar dhe kjo në vetvete përbën një rrezik dhe përbën një tendencë për të komprometuar në tërësi punën e Gjykatës Speciale”, thotë Betim Musliu.

Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza kofirmohet, atëherë presidenti Thaçi, ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Arsyet e vendosjes së Gjykatës në Hagë

Gjykata Speciale e ka selinë e saj në Hagë dhe i tërë stafi i saj është ndërkombëtar, ndonëse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës. Arsyeja se pse kjo gjykatë gjendet në Hagë, është pikërisht fakti që nëse do ishte e vendosur në Kosovë, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, “mund të kishte frikësim të dëshimtarëve”, u tha në vitin 2016 në një komunikatë për medie të qeverisë së Holandës. E gjithë kjo “merr parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatë.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, ku Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitarë nga prokurorët e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj./ DW



Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
A do hapen shkollat të hënën? Ministrja Shahini flet nga terreni

COVID19/ Shahini publikon videon, si do të zbatohen protokollet në shkolla

Tiranë/ Arrestohet një shpërndarës droge

Tiranë/ Arrestohet një shpërndarës droge

Tjetër vrasje në Shqipëri, 65-vjeçari qëllohet me thikë në Xhafzotaj

Qarkullonte me 11 doza kokaine, arrestohet 39-vjeçari
















TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com