Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump dhe Biden, përplasje për vaksinën e koronavirusit

2020/09/08 at 8:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump dhe Biden, përplasje për vaksinën e koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndërmori të hënën një tjetër sulm verbal ndaj rivalit të tij për zgjedhjet e 3 nëntorit, duke pretenduar se kandidatët demokratë për president dhe nënpresidente, Joe Biden dhe Kamala Harris “duhet të kërkojnë menjëherë falje për retorikën e papërgjegjshme anti-vaksinë”.


Biden tha të hënën se ai do të donte që të kishte një vaksinë që nesër, edhe sikur kjo t’i kushtonte rizgjedhjen. Por “nëse del një vaksinë e mirë, njerëzit do të hezitojnë ta marrin” sepse deklaratat e shpeshta keqinformuese të presidentit dhe të pavërtetat lidhur me virusin “po sabotojnë besimin e publikut”.  “Ai ka thënë kaq shumë informata që nuk janë të vërteta”, tha zoti Biden.

Trump, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se në kundërshtim të “gënjeshtrave politike”, çdo vaksinë e miratuar nga qeveria federake për përdorim masiv, do të jetë “shumë e sigurt dhe shumë efektive”.  Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë komentet e tyre, ndërsa fushata presidenciale hyri në fazën më të nxehtë gjatë fundjavës së Festës së Punës, një kohë kur, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, COVID-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1 mijë amerikanëve çdo ditë.

Biden shkoi të hënën Pensilvani, një nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me presidentin e sindikatës AFL-CIO, Richard Trumka në kryeqytetin e shtetit, Harrisburg.  Ish-nënpresidenti Biden, e ka akuzuar presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkakatuar më shumë pasiguri ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës.

Trump, nga ana tjetër, e vlerësoi punën e administratës mes pandemisë, duke parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë amerikane dhe duke deklaruar se nëse zoti Biden, të cilin ai e quajti një “ budalla”, fiton zgjedhjet “Kina do ta ketë në dorë këtë vend”.

Trump e ka paraqitur veten si dikush që i ka bërë rezistencë Kinës për çështjet e tregëtisë dhe duke kritikuar atë vend se ka lejuar koronavirusin të përhapet në shkallë globale.  Papunësia në Shtetet e Bashkuara u ul në 8.4% në gusht, por ekspertët ekonomikë thonë se mund të duhen muaj për një rimëkëmbje më të qendrueshme. Vetëm rreth gjysma e 22 milionë vendeve të humbura të punës nga pandemia, janë hapur përsëri.

Biden ka siguruar mbështetjen e tre sindikatave të mëdha, të cilat së bashku përfaqësojnë qindra-mijëra punonjës në gjithë vendin.

Trump e ka vënë theksin tek mbështetja e sindikatave që përfaqësojnë oficerët e policisë dhe tek një mesazh për “ligj dhe rend”, mes demonstratave kryesisht paqësore dhe disa veprimeve të dhunshme në protestat, në përgjigje të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e policisë në disa qytete.  Presidenti Trump po lufton gjithashtu për të ruajtur mbështetjen e veteranëve dhe atyre që shërbejnë në ushtrinë amerikane, pasi një revistë duke cituar katër burime të paidentifikuara, njoftoi se ai u ishte referuar marinsave amerikanë të varrosur në një varrezë amerikane pranë Parisit si “humbës” dhe “dështakë” dhe refuzoi të vizitonte varret e tyre gjatë një udhëtimi në vitin 2018 në Francë.

“Vetëm një kafshë do të fliste ashtu”, tha ai të hënën, i pyetur për artikullin e revistës “The Atlantic” në konferencën për shtyp. Ai e cilësoi artikullin një “histori të rreme”, që njerëz të tjerë e kanë përgënjeshtruar.  Disa organe mediash, përfshirë Fox News, që në përgjithësi është pro zotit Trump, kanë konfirmuar element të artikullit, duke iu atribuuar burimeve të veta, të cilat nuk i kanë identifikuar.

Zoti Biden u takua të hënën në Lancaster të Pensilvanisë me tre punonjës sindikatash që kishin shërbyer në ushtrinë amerikane.  “A mendoni se këta burra dhe gra janë dështakë?” pyeti zoti Biden.

Kandidatja demokrate për nënpresidente, senatorja nga Kalifornia Kamala Harris dhe nënpresidenti Mike Pence, vizituan të hënën shtetin Uiskonsën, që është një nga fushë-betejat më të ashpra për zgjedhjet.

Zonja Harris, në aktivitetin e parë të fushatës vetëm, u takua me punonjës elektrikë dhe biznesmenë afrikano-amerikanë në Milluoki. Ajo u takua gjithashtu me familjen dhe avokatët e 29 vjeçarit afrikano-amerikan Jacob Blake, që u godit me armë zjarri dhe u paralizua në Kenosha të Uiskonsit, në prani të fëmijëve të tij.  Nënpresidenti Pence, vizitoi një impiant energjitik në qytetin La Kros.

Si Pensilvania, edhe Uiskonsëni, dy shtete tradicionalishte demokrate, ku zoti Trump fitoi në vitin 2016, pritet të jenë shtete vendimtare në nëntor. Sipas anketave, zoti Biden kryeson me një epërsi të lehtë në të dyja këto shtete.  Zoti Biden, që ka një epërsi të ngushtë edhe në disa shtete të tjera vendimtare, po ruaj avantazhin e tij tij ndaj zotit Trump në anketa kombëtare, me rreth 7 për qind më shumë.

Trump ka në plan të vizitojë këtë javë Karolinën e Veriut, Floridën, Miçiganin dhe Pensilvaninë.  Zoti Biden ka në plan të kthehet në Pensilvani të premten, kur si ai, si zoti Trump pritet të përkujtojnë 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, në Shanksvill, ku një avion u rrëzua ndërsa pasagjerët përpiqeshin të merrnin kontrollin e tij. / VOA



Ju sugjerojmë

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
Kryesore

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

10 Dhjetor, 2025 12:10 pm
Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn
Kronikë

Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

10 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Para
Militanti i ISIS-it ndëshkohet me 40 dënime me burgim të përjetshëm

Militanti i ISIS-it ndëshkohet me 40 dënime me burgim të përjetshëm

“Anti-KÇK”/ Cilat janë strukturat që do merren me pasuritë e paligjshme

Makina përplaset me bordurën e rrugës, ndërron jetën një person

Mori para duke mashtruar, arrestohet 30-vjeçari

U largua sapo pa policinë, arrestohet shpërndarësi i heroinës
















TE FUNDIT

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
10 Dhjetor, 2025

Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit në mënyrë dramatike rrezikun e...

Lexo më shumë

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
10 Dhjetor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
10 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin “Rikthimi”, ku janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest...

Lexo më shumë

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
10 Dhjetor, 2025

Sikur 'carbonara' të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com