Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është shpallur fajtor për sulm, duke rezistencë ndaj arrestimit dhe përpjekje për dhënie ryshfeti nga një gjykatë për kundërvajtje në ishullin grek të Siros.
Mbrojtësi anglez i Manchester United nuk u kursye nga paneli i gjykatësve edhe pasi ai i mohoi të gjitha akuzat.
Maguire dyshohet se u tha policëve, “A e dini kush jam unë? Unë jam shumë i pasur, mund t’ju jap para, “. Kjo ndodhi pasi ai u arrestua gjatë një sherri në orët e vona të natës në Mykonos.
Dëshmia e dy oficerëve të policisë, të cilët u paraqitën si dëshmitarë kryesorë për prokurorinë, ishte në mesin e një morie pretendimesh që dolën në seancë.
Seanca e gjyqit u ndoq nga babai i Maguire dhe të pranishëm ishin gjithashtu vëllai i tij Joe, dhe një mik Christopher Sharman. Këta dy të fundit ishin gjithashtu në bankën e të akuzuarve.
Ata qëndruan dy netë në qelitë e komisariatit të Mykonos dhe Siros pas përleshjes, për të cilën thuhet se kanë shpërthyer pasi tifozë rivalë kanë ngacmuar futbollistin në një bar plazhi në ishullin e Mykonos.
Mbrojtësi dyshohet të ketë provuar të korruptojë policët pasi u dërgua në stacionin policor të Mykonos në vazhdën e përleshjes. Një prej dy oficerëve të policisë e përshkroi qendërmbrojtësin si jo vetëm që i rezistonte arrestimit, por duke kërkuar të lirohej duke thënë “Ju lutem, më lini të shkoj. Jam shume i pasur. Unë mund të paguaj Unë jam lideri i Manchester United,”.
Një oficer tjetër në detyrë i cili kishte nxituar në vendngjarje tha se si ai ishte shtyrë aq shumë nga futbollisti, teksa përipej ta ndalonte atë se ra me shpinë dhe duhej të injektohej me qetësues.
Avokati i Maguire, një avokat kryesor i të drejtave të njeriut, i cili shpesh mbron britanikët që futen në telashe në Greqi, tha se përleshja ishte nisur kur Maguire mësoi se motra e tij ishte sulmuar nga dy burra shqiptarë. Ai tha se ata e kishin injektuar me dashje 20-vjeçaren me një substancë që e kishte bërë që asaj ti binin të fikt menjëherë.
Sipas kodit penal të Greqisë, Maguire mund të përballet me një dënim prej tre vjetësh burg, por ka të ngjarë të kursehet si rezultat i një skeme që lejon të pandehurit të shndërrojnë dënimet e tyre në gjoba monetare. Megjithatë ai ka të drejtën e apelimit të këtij vendimi. /Opinion.al