Një 68-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në zonën e Mulletit në Tiranë.
Sikurse njofton policia, viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Sh.P..
Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që 68-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje./Opinion.al