Bota

Virusi i Nilit Perëndimor prek Greqinë, 6 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 22/08/20 |
el ida

Krahas betejës me koronavirusin, Greqia po përballet dhe me raste të shtuara të infeksioneve nga Virusi i Nilit Perëndimor.

Ky virus po përhapet veçanërisht në Xanthi të Greqisë, ku sipas raportimeve, rastet e të infektuarve në zonë kanë shkuar në 5.

Ajo që shqetëson autoritetet, përveç përhapjes së virusit në zonë, është fakti që të pesë rastet kanë të bëjnë me pacientë me simptoma të rënda të virusit.

Në të gjithë Greqinë konfirmohen 39 persona të infektuar me këtë virus, ndërkohë që 6 kanë humbur jetën.

Virusi shkakton sëmundjen virale të Etheve të Nilit Perëndimor, emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen. Ethet e Nilit mund të infektojnë edhe kafshët, në veçanti zogjtë shtegtarë përgjegjës për përhapjen e virusit në botë./Opinion.al

Pas