Mjekët rusë thonë se Aleksei Navalni, i cili dyshohet se është helmuar, është në gjendje jo të përshatshme për t’u transferuar në Gjermani për trajtim.
Navalni ka qenë në gjendje kome që nga e enjtja kur u sëmur në një fluturim dhe mbështetësit e tij e quajtën vendimin e mjekëve “një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”.
Fondacioni Kinema për Paqen me qendër në Berlin tha se kishte organizuar një aeroplan për të transportuar Navalnin në Berlin, ku spitali Charite ishte gati për ta trajtuar.
Fondacioni tha se avioni kishte pajisje mjekësore dhe një ekip të specializuar për trajtimin e pacientëve në koma në bord.
Fondacioni Kinema për Paqen u themelua nga aktivisti dhe regjisori Jaka Bizilj. Në vitin 2018, ai organizoi trajtimin e Pyotr Verzilov – një aktivist me grupin protestues rus Pussy Riot – i cili kishte simptoma të helmimit.
Ambulanca ajrore për Navalnin mbërriti në Omsk të premten në mëngjes por spitali tha që nuk do ta dorëzonte Navalnin, duke argumentuar se do të ishte shumë e rrezikshme për ta transportuar atë në gjendjen e tij aktuale.
Gruaja e Navalnit, u tha gazetarëve se beson se mjekët po kërkojnë të fshehin helmimin e burrit të saj.
“Ne sigurisht besojmë se është bërë për t’u siguruar që një substancë kimike që është në trupin e Alekseit të shpërbëhet,” tha ajo. “Ne sigurisht nuk mund t’i besojmë këtij spitali”.
Qeveritë e Gjermanisë dhe Franca kanë thënë se janë të lumtur që ndihmojnë në trajtim. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki gjithashtu tha se ai mbështet “përpjekjet për t’i siguruar Navalnit trajtimin më të mirë në dispozicion”.
Ambasada e SHBA në Rusi tha se, “nëse është i vërtetë”, helmimi i dyshuar i Navalnit “paraqet një moment të rëndë për Rusinë”.
Një zëdhënës i Putin tha të enjten se Kremlin do të ndihmojë në lëvizjen e Navalnit jashtë vendit nëse është e nevojshme dhe i uroi atij një “shërim të shpejtë”.
Dr Murakhovsky nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve nëse kreu i opozitës ruse ishte helmuar, duke thënë vetëm se kishte pesë diagnoza të mundshme dhe se rezultatet e testit do të ishin në dispozicion brenda dy ditësh.
Por në komentet më vonë të premten në mëngjes, zv.drejtori i spitalit Anatoli Kaliniçenko tha që asnjë shenjë helmimi nuk ishte gjetur në teste. Ai shtoi se spitali tashmë kishte një diagnozë , por ende nuk mund ta zbulonte publikisht./ Opinion.al