Aktualitet

Silva Bino i përgjigjet Tritan Shehut për “testimet administrative”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 21/08/20 |
Al Do

Shefja e Departamenti të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik prof. Silva Bino, në postim në faqen e saj në Facebook shkruan se mënyra e përhapje së COVID19  me rrugë ajrore e bën këtë sëmundje të veçantë dhe  ku testimi luan një rol të rëndesishem për marrjen e masave të kontrollit.

Duke ju përgjigjur akuzave të ish-deputetit demokrat Tritan Shehu dhe qartësuar testimin që kryhen në strukturat publike dhe ato private Bino thekson se çdo testim depistimi i cili përmbush edhe përkufizimin e rastit dhe pavarsisht rezultatit nëse del pozitiv apo negativ detyrimisht duhet të llogaritet sebashku me testimin qe kryhet për diagnozën.

“Gjate ketij depistimi gjenden shepsh persona te cilet e permbushin edhe perkufizimin e rastit kur ata pyeten apo hetohen. pIkerisht depistimi eshte i nevojsjem dhe ne kete depistim ne kemi shume grupe si punonjesit qe sherbejne ne qendra me kujdes afat gjate, persona qe i nenshtrohen dializes, sherbime te tjere si dhe udhetare. Te gjithe te paret testohen ne strukturat shteterore ndersa te fundit ne private. Ligji i shkruar nuk ka marre parasysh kete situate dhe nuk  ka parashikuar dicka te tille e cila mund te rishikohrt ne te ardhmen sebashku me  aspekte te tjera qe u bene te qarta gjate kesaj pandemie. Prandaj cdo testim depistimi i cili permbush edhe perkufizimin e rastit dhe pavarsisht rezultatit nese del pozitiv apo negativ  detyrimisht duhet te llogaritet sebashku me testimin qe kryhet per diagnoze kur qytetari kerkon ndihme apo perseri per depistim apo diagnoze  gjate gjurmimit te kontaktit si dhe gjate testimeve ne kuader te survejances qe masin sipas llojeve te saj perhapjen apo gravitetin e semundjes.”, shkruan Bino.

Shkrimi i plotë i prof.Silva Binos:

Testiing testing testing. Testim, Testim Testim. Po perse aktualisht ne kete pandemi kemi nje fokus te vecante ne kete fjale dhe ne kete veprim i  cili perdor nje teknologji relativisht te re ate molekulare ( po te marim parasysh hostorine e diagnozes se semundjeve infektive) dhe po hap rrugen dhe per shume teknologji te tjera te reja.  John Snoë nuk kishte mjete por perdori gjurmimin dhe aftesite krahasuese dhe analitike te kohes te cilat jane persosur sot qe te gjente shkakun pse njerezit semureshin me shume dhe me  cfare mund te transmetohej semundja  por ai nuk mund te thoshte se cfare ishte agjenti shkaketar i semundjes.  Per te gjithe ata qe njohin semundjet infektive me themel dhe kane punuar ne terren per kontrollin e tyre e dijne shume mire qe qysh kur fillon hetimi epidemiologjik apo gjurmimi vendosen masat e kontrollit (cila do qe jane ato sipas rruges se transmetimit) pikerisht hetimi dhe gjurmimi e analiza e thelluar te tregojne rruget e transmetimit dhe si eshte niveli i atakut etj  Natyrisht zbulimi i shkaketarit dhe njohja e mekanizmave te tij te veprimit dhe si hyn dhe demton organizimin apo organe te caktuara te njeriut apo kafshes te japin me teper te dhena dhe saktesojne ato epdiemiologjike mbi menyren e transmetimit. Por deri sa te njohim keto kemi mendjen dhe aftesine analitike.

Perseri te gjithe ata qe njohin me themel e kane punuar me epidemite e semundjeve infektive ne terren kur kemi nje epidemi me shume njerez dhe  nuk e njohim shkaketarin qysh ne rastin e dyshuar  veprojme me masa kontrollit Mepas njohim shkaetarin por kur numri eshte i larte jo te gjithe testohen pasi tashme e njeh shkaketarin dhe semundjen .

Por cfare ndryshon tek COVID -19 dhe SARS-CoV-2. Ketu kemi te bejme me nje semundje djallezore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes eshte nje karakteristike apo nje sy i stervitur mire njeh radiologjijte perkatese  apo kemi individe pa shenja te dukshme qe ata ti speçifikojne dhe ku te gjithe keta jane teper infektues. Nje semundje ku ruget e perhapjes se saj po saktesohen nga dita ne dite. Pra kjo karakteristike e vecante dhe menyra e perhapje se saj me rruge ajrore e ben kete semundje te vecante ku testimi luan nje rol te rendesishem per ti sherbyer perhere qellimit final marjen e menjehershme te masave te kontrollit

Po per cfare e kryejme testimin. Degjoj qe thone testim administrativ. Testimi i ashtuquajtur administrativ  kryhet per aresye depistimi pra screening dhe depistimi kryhet ne situata te caktuara te semundjeve infektive per te evidentuar pikerisht keto raste qe permenda me lart ato te jo te dukshmet, Gjate ketij depistimi gjenden shepsh persona te cilet e permbushin edhe perkufizimin e rastit kur ata pyeten apo hetohen. pIkerisht depistimi eshte i nevojsjem dhe ne kete depistim ne kemi shume grupe si punonjesit qe sherbejne ne qendra me kujdes afat gjate, persona qe i nenshtrohen dializes, sherbime te tjere si dhe udhetare. Te gjithe te paret testohen ne strukturat shteterore ndersa te fundit ne private. Ligji i shkruar nuk ka marre parasysh kete situate dhe nuk  ka parashikuar dicka te tille e cila mund te rishikohrt ne te ardhmen sebashku me  aspekte te tjera qe u bene te qarta gjate kesaj pandemie. Prandaj cdo testim depistimi i cili permbush edhe perkufizimin e rastit dhe pavarsisht rezultatit nese del pozitiv apo negativ  detyrimisht duhet te llogaritet sebashku me testimin qe kryhet per diagnoze kur qytetari kerkon ndihme apo perseri per depistim apo diagnoze  gjate gjurmimit te kontaktit si dhe gjate testimeve ne kuader te survejances qe masin sipas llojeve te saj perhapjen apo gravitetin e semundjes.

Testojme dhe gjejme e me pas gjeme te tjere hetojm e gjurmojme  por perseri per te izoluar dhe vene ne karantine ate qe shte i semure apo ne dukje i shendetshem kusho qofte ai. Kjo eshte ajo thone librat e mi dhe kete kam mesuar nga mesuesit e mi te pare  Klement Cani, Azmi DIbra, Memo Boci,Kristo Pano,  Mehdi Cami, Shefqet Ndroqi, Selaudin Bekteshi, Eduard Kakarriqi, Mantho Nakuci e nga shume e e shume te tjere neper bote  qe jane shume ti permend ketu. Prandaj me dyshimin e kontaktit dhe shenjen e pare veteizolohuni dhe kerkoni ndihmen e strukturave shendetesore./ Opinion.al

Pas