Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i Bujar Sejdinajt, i njohur me nofkën ‘Xhaxhai’.
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se kapja dhe masa e sigurisë ndaj tij janw mbajtur sekret pasi kështu ka qenë kërkesa e autoriteteve të huaja, pasi operacioni vijonte në Argjentine dhe Kosta Rika.
Masa “arrest me burg” është vendosur dy ditë para se policia të njoftonte për arrestimin e tij.
Sipas autoriteteve italiane, Sejdinaj konsiderohet si njeriu më i besuar i “Ndragheta-s”, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera.
Para togave të zeza, Sejdinaj ka mohuar përfshirjen e tij në trafik droge. Ai mësohet të jetë shperhur se ka punuar si marangoz në Laç dhe se nuk kishte lidhur me trafikun e drogës, ndërsa kërkoi lirinë me pretendimin se ishte invalid.
“Unë kam punuar si maragonz në ndërmarrjen në Laç dhe jam invalid. Gjatë jetës time kam udhëtuar 2-3 herë drejt Italisë vite më parë, ku një miku im operoi bashkëshorten e tij. Aty kam disa njerëz të njohur që kisha nga laçi, por kurrsesi nuk jam përfshirë në trafik droge.”,- ky ka qenë pretendimi i Sejdinit në gjykatë, teksa ishte në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Thuhet se Bujar Sejdini ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë./ Opinion.al