Ditën e djeshme mediat greke njoftuan për arrestimin e shqiptarit Agim Margegaj, i cili nuk u kthye në burg pasi mori lejen disa ditore për të qëndruar jashtë.
Sipas mediave helene, Margegaj rezulton me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje me dashje, tentativë vrasje më shumë se një herë, grabitje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dh përdorim arme.
Ndërkohë, në dhjetor të 2018 në listën e publikuar nga Policia si personat më të kërkuar nga Shqipëria, ishte dhe Agim Dode Margegaj, i dënuar në Lezhë me 35 vite burg për veprën penale vrasje.
Agim Margegaj, u kap ditën e djeshme me 5.5 kg heroinë në Artemida të Athinës. Kërkimet e autoriteteve vijojnë, pasi janë në kërkim të një furgoni tip “Benz” që dyshohet se kishte kaluar nga Kakavija, pra dyshimet janë që droga të kishte ardhur nga Shqipëria./ Opinion.al