Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 viktima nga Covid-19.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë që janë shënuar në vend që nga fillimi i pandemisë.
Pacientët që kanë humbur jetën janë 9 në Shkup, 1 në Ohër, dhe nga 2 në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.
Nga 1,653 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, 173 kanë rezultuar pozitivë.
Sërish Shkupi vijon të kryesojë me 75, kurse në Gostivar kanë rezultuar 7 të huaj me COVID-19.
Por gjithashtu edhe numri i të shëruarve ka qenë i lartë, teksa 150 kanë fituar luftën me COVID-19 në 24 orët e fundit. /Opinion.al