Mos marrja e masave për ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe deziformimit në Facebook, i ka kushtuar shtrennjtë themeluesit të tij, Mark Zuckerberg.
Aksionet e rrjetit social ranë me 8,3% të premten, rënia më e madhe në 3 muajt e fundit, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua kompanive të tjera në bojkotin e reklamave në Facebook.
Kjo rënie përllogaritet se ka sjellë një humbje prej 7.2 miliardë dollarësh për Facebook.
Rrjeti më i madh social në botë mori kritika të shumta për trajtimin postimeve që përhapnin informacione të rreme dhe gjuhë përçarëse, kryesisht ato të presidentit të SHBA, Donald Trump.
Kompani si
Kompani si Verizon Communications Inc. dhe Hershey Co. gjithashtu kanë hequr reklamat e tyre nga Facebook.
Edhe Coca-Cola Co. ka thënë se do të ndalojë reklamat e saj në çdo rrjet social për 30 ditët e ardhshme./ Opinion.al