Shtimi i rasteve me Covid-19 në vendin tonë pas heqjes së masave bllokuese ka ngritur shqetësimin e një vale të dytë infektimi. Akoma më shqetësues është fakti se disa nga këto raste janë infektuar në QSUT ku ndodhet spitali Covid-19.
Shefes së Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino deklaroi në një intervistë në ABC News se QSUT nuk mund të konsiderohet më vatër infeksioni.
Kjo ka sjellë reagimin e mjekut Gentian Stroni, i cili e ka konsideruar vatër QSUT, bashke me qendrat shëndetësore.
Gjatë debatit, Stroni deklaroi se ditën e sotme ka patur të infektuar të tjerë nga radhët e personelit shëndetësor, në qendrën e specialiteteve tek Spitali Iranian, që do të thotë se infektimi tek personeli shëndetësor vazhdon.
Gentian Stroni: Për mua ngelet vatër infeksioni është e madhe apo është e vogël kjo mbetet për tu diskutuar.
Silva Bino: Ishte vatër infeksioni , nuk është
Gentian Stroni: Atëherë unë po të them që ditën sotme, te qendra e specialiteteve në Spitalin Iranian ka pasur të infektuar të tjerë me koronavirus, mjekë dhe infermierë, vërtetoje këtë që po të them unë. Po të duash unë të them edhe emra.
Silva Bino: S’ka nevojë të nxjerrësh emra, se je mjek dhe nuk duhet ta bësh këtë gjë. Qetësohu Genti. Unë personalisht unë kam një preokupim të madh që kontrolli i infeksionit duhet të jetë dicka tepër e rëndësishme. Dua të them që njësitë spitalore kanë njësitë e tyre të kontrollit të infeksionit. Instituti udhëzon dhe shpesh kryen edhe auditivin dhe japin sugjerime të ndryshme.
Gjatë intervistës, Shefja e Epidemiologjisë tha gjithashtu se aktualisht janë 150 persona të infektuar nga radhët e personelit shëndetësor ku vetëm 50 persona ndodhen në QSUT. /Opinion.al