Kronikë

Operacioni me 57 të arrestuar/Kapet një nga anëtarët e 4 grupeve kriminale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 25/06/20 |
Al Do

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit policior “Limit”.

Policia njofton se është vënë në pranga 40-vjeçari K. H., banues në fshatin Kurilë, Devoll, pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara kriminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në kuadër të operacionit “Limit” janë arrestuar 57 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara./ Opinion.al

Pas