Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja mund të mbajë mbyllur kufijtë për Shqipërinë edhe pas 1 Korrikut

2020/06/23 at 1:53 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE-ja mund të mbajë mbyllur kufijtë për Shqipërinë edhe pas 1 Korrikut

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, pavarsisht rekomandimit të mëparshëm të Komisionit Evropian që kufijtë tw hapen me këtë datë.

Para dy javësh, KE kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë, këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.

Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Rekomandimi nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, ka thënë ky zëdhënës në Komisionin Evropian.

Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare.

Disa prej tyre tashmë janë duke rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen e domosdoshme për një udhëtim të tillë./Opinion.al

Etiketa: ballkan perendimorbeshqiperi

Ju sugjerojmë

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
Aktualitet

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

30 Gusht, 2025 5:34 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

30 Gusht, 2025 5:29 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet

30 Gusht, 2025 5:04 pm
Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë
Aktualitet

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë

30 Gusht, 2025 4:58 pm
Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore
Aktualitet

Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore

30 Gusht, 2025 4:53 pm
Pemë të thyera, e tenda të rrëzuara, pasojat e stuhisë në Pogradec
Aktualitet

Pemë të thyera, e tenda të rrëzuara, pasojat e stuhisë në Pogradec

30 Gusht, 2025 4:49 pm
SHBA, emrat e kandidatëve të mundshëm demokrat për nënpresident
Bota

Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

30 Gusht, 2025 4:45 pm
Situatë e rëndë në Gaza/ 10 vdekje nga uria në 24 orë, mes tyre 3 fëmijë
Bota

Situatë e rëndë në Gaza/ 10 vdekje nga uria në 24 orë, mes tyre 3 fëmijë

30 Gusht, 2025 4:41 pm
Asani një milioner në Iran/Mediat vendase shkruajnë për rrogë 1.3 mln dollarë në vit
Sport

Asani një milioner në Iran/Mediat vendase shkruajnë për rrogë 1.3 mln dollarë në vit

30 Gusht, 2025 4:38 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Para
Një kimi pozitive me Vuçiç? Si përgjigjet Thaçi

BE e konfirmon, dialogu Kosovë-Serbi nis në muajin korrik

Studimi: Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave

Studimi: Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave

Si u ra në gjurmët e Eduart Lamajt, alibia e tij dhe pikëpyetja e vrasjes

Si u ra në gjurmët e Eduart Lamajt, alibia e tij dhe pikëpyetja e vrasjes

TE FUNDIT

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
30 Gusht, 2025

Situatë e pazakontë nga moti i keq në Sarandë. Stuhia e fortë e erës dhe shiut jo vetëm ka shkaktuar përmbytje...

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

Helmohen disa banorë në Bulqizë
30 Gusht, 2025

Një aksident është shënuar ditën e sotme në në “Rrugën e Kombit”. Policia bën me ndije se rreth orës 16:00,...

Lexo më shumë

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
30 Gusht, 2025

Një stuhi e shoqëruar me erë të fortë dhe reshje të shumta shiu përfshiu Shkodrën, por fatmirësisht nuk shkaktoi probleme...

Lexo më shumë

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë
30 Gusht, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Si pasojë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com